Ergys Peposhi ka njoftuar largimin nga Teuta. 24-vjeçari u aktivizua në 32 ndeshje, 13 prej të cilave i nisi titullar.
Peposhi ishte pjesë e Teutës prej vitit 2023. Kështu pas dy vitesh mbyll bashkëpunimin me durrsakët.
“Faleminderit KF Teuta! Nga sot nuk jam më pjeë e klubit Teuta. Dua të falenderoj presidentin, drejtorin e klubit, të gjithë trajnerët që kam punuar gjatë këtyre dy viteve. Një falenderim dhe për tifozat “Djemtë e Detit” për përkrahjen e tyre.
Një falenderim i madh shkon për çunat e ekipit që kaluam së bashku shumë momente. Qoftë ato të bukurat, qoftë dhe ato të vështira. Klubit Teuta i uroj vetëm suksese në vazhdim”, shkruan Peposhi.