Ilir Dobjani nuk do të jetë më futbollist i Egnatias. Portieri i cili e nisi sezonin te kampionët, u huazua në janar te Laçi për të zëvendësuar Mario Dajsinanin. Ky i fundit i mori vendin e titullarit te rrogozhinasit.
Pasi mbylli huazimin me kurbinasit, Dobjani u rikthye te Egnatia, por nuk do të jetë më pjesë e tyre.
Ka qenë vetë futbollisti që ka njoftuar largimin dhe tashmë është një lojtar i lirë në treg.
“Nga sot, nuk jam më pjesë e @egnatia.al. Falënderoj drejtuesit, stafin, shokët e ekipit, punonjësit dhe të gjithë tifozët për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë kohës që isha pjesë”, ka shkruar Dobjani.
ZYRTARE/ Nuk është në planet e kampionëve, tjetër