Polemikat e para pak kohesh ne lidhje me çeshtjen e stadiumit “Loro Boriçi” jane lene perfundimisht pas ne Shkoder dhe si rrjedhoje Vllaznia do te rikthehet t’i luaje ndeshjet e saj ne shtepi.

Qe do te thote se ndeshjen e ardhshme ndaj islandezeve te Vikingur do ta luaje pikerisht ne stadiumin “Loro Boriçi” mbremjen e se enjtes te 24 korrikut, duke filluar nga ora 20:30.

Nje gje e tille sapo eshte zyrtarizuar nga vete klubi Vllaznia permes faqes se saj zyrtare, por edhe nga UEFA. E ky padyshim qe eshte nje lajm shume i mire jo vetem per skuadren kuqeblu por edhe per tifozet e saj te cilet duken shume entuziast pas kualifikimit ne turin e dyte te ketij kompeticioni.

Kjo do te thote se prania e tyre ne shkallet e stadiumit eshte nje ogur i mire per te tentuar nje tjeter mrekulli edhe ndaj kundershtarit te rradhes qe ne fakt duket shume me i forte se ai i turit te pare