HomeBOKSBoksieri lezhjan Jurgen Uldedaj merr fitoren e 20-të në ringun profesionist. Mund...

Boksieri lezhjan Jurgen Uldedaj merr fitoren e 20-të në ringun profesionist. Mund në Manchester kundërshtarin nga Kili

Jurgen Uldedaj ka regjistruar fitoren e 20- të në boksin profesionist. Boksieri shqiptar ka mposhtur edhe kundërshtatin e radhës, boksierin nga Kili, Gerardo Mellada. Ndeshja u zhvillua mbrëmë në “Co-op Live Arena” në Manchester, është arena më e madhe e brendshme në Angli me kapacitet 23 500 vende.

Ka qenë një ndeshje e fortë, e luftuar mes dy boksierëve, të cilët kanë qendruar të dy në këmbë deri në fundin e raundit të 10- të të parashikuar. Në fund, me vendim unanim, gjyqtarët kanë shpallur fitues boksierin shqiptar, i cili koleksionon fitoren e 20- të në boksin profesionist.

Kampioni Jurgen Uldedaj, vinte në këtë ndeshje me një bilanc prej 19 fitoresh, me 10 vite pjesëmarrje në boksin profesionist. Rivali i tij, Gerardo Mellada deri mbrëmjen e 5 prillit, kishte koleksionuar me 12 fitore dhe 3 humbje.

Jurgen Uldedaj është pjesë e aktivitetit të promocionit anglez, që është numri 1 në botë “Queensberry Promotions”, me Promotor Frank Warren. stërvitet nën drejtimin e dy trainerëve me famë botërore Don Charles dhe Sepp Maurer. Me fitoren e mbrëmshme, kampionit shqiptar i hapet rruga për titullin e madh botëror në peshën Cruiserweight, për të bërë realitet një ëndërr shqiptare, që edhe Shqipëtaria të ketë një titull të madh botëror në boksin profesionis

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments