...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEsin Hakaj shumë pranë firmës me klubin e Superiores, dje pati një...

Esin Hakaj shumë pranë firmës me klubin e Superiores, dje pati një takim me shefin e klubit

Elbasani nuk ka ndërmend të ndalet. Verdheblutë janë shumë afër firmës me ish-lojtarin e Vllaznisë.

Bëhet fjalë për Esin Hakaj, i cili në fund të sezonit të kaluar mbylli aventurën me shkodranët. Drejtuesit e ekipit të ngjitur në Superiore vazhdojnë bisedimet me Hakajn për një transferim të mundshëm.

Sipas newsport 27-vjeçari ditën e djeshme ishte i pranishëm në “Elbasan Arena”, ku është takuar me shefin e klubit të Elbasanit për të diskutuar mes tyre detajet e kontratës dhe pagën.

Bisedimet mes palëve vazhdojnë dhe gjasat janë që shkodrani të transferohet në Elbasan, te kampionët e Kategorisë së Parë, që këtë sezon synojnë të lënë “gjurmë” në Superiore.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.