Elbasani nuk ka ndërmend të ndalet. Verdheblutë janë shumë afër firmës me ish-lojtarin e Vllaznisë.

Bëhet fjalë për Esin Hakaj, i cili në fund të sezonit të kaluar mbylli aventurën me shkodranët. Drejtuesit e ekipit të ngjitur në Superiore vazhdojnë bisedimet me Hakajn për një transferim të mundshëm.

Sipas newsport 27-vjeçari ditën e djeshme ishte i pranishëm në “Elbasan Arena”, ku është takuar me shefin e klubit të Elbasanit për të diskutuar mes tyre detajet e kontratës dhe pagën.

Bisedimet mes palëve vazhdojnë dhe gjasat janë që shkodrani të transferohet në Elbasan, te kampionët e Kategorisë së Parë, që këtë sezon synojnë të lënë “gjurmë” në Superiore.