Janë dy prej ikonave të Vllaznisë së pas viteve ’90, sulmuesi Vioresin Sinani dhe mbrojtësi Elvin Beqiri. Njëri ka shënuar gola me shumicë, më shumë se çdokush tjetër në kampionatin shqiptar, tjetri është munduar të mbrojë dhe e ka bërë mirë.

Aq sa, ka fituar edhe një vend si titullar edhe në kombëtaren shqiptare për vite me rradhë. Kjo foto i takon disa viteve më parë, ndoshta në momentet e fundit të tyre si futbollistë të Vllaznisë. Por Sinani e Beqiri edhe sot janë sërish sëbashku.

Por tashmë në pozicione të tjera. Pikërisht për shkak të vlerave të tyre, FSHF i ka kontraktuar si trajnerë të ekipeve kombëtare. Sinani drejton kombëtaren e femrave ndërsa Beqiri është trajner i kombëtares U17 të Shqipërisë.

Mbeten dy vlera të rëndësishme të futbollit shkodran dhe atij shqiptar.
© shkodrasport.com