Roli i Vllaznisë dhe i Shkodrës në futbollin shqiptar është i pazëvendësueshëm.Jo më kot edhe sot, një pjesë e rëndësishme e kombëtares kuqezi është e përbërë nga futbollistë shkodranë si Elseid Hysaj, Bekim Balaj, Sindrit Guri etj.

Por në fakt, që në krijimin e kombëtares shqiptare, që në ndeshjet e para të saj, shkodranët kanë qenë dominues. Më poshtë keni pikërisht një foto të gazetës “Sporti” të vitit 1946 kur Shqipëria mundte në Shkodër 5-0 Malin e Zi.

Interesant është fakti se në formacionin e kombëtares tonë plot 6 futbollistë janë shkodranë dhe pikërisht portieri Dodë Tahiri, mbrojtësit Muhamet Dibra, Prek Gjeloshi e Bimo Fakja si dhe sulmuesit Xhelal Juka dhe Loro Boriçi.

Madje, edhe një zëvendësues është sërish shkodran, Pal Mirashi. Dy prej golave të kësaj ndeshje mbajnë firmën e një shkodrani: Xhelal Jukës.

Jo vetëm kaq, edhe arbitri i ndeshjes është sërish një shkodran- Qazim Dervishi.