Ndeshja Vllaznia- Tirana po afron dhe në Shkodër mezi e presin. Tifozët sigurisht që nuk do jenë në stadium dhe nuk do kenë mundësi ta mbështesin nga afër skuadrën e tyre të zemrës, por do jenë aty jashtë.

Do jenë kudo pranë lojtarëve, stafit dhe drejtuesve. Sfida ndaj Tiranës e vlefshme për javën e tretë të kampionatit, nuk vlen vetëm një trepikësh që do të forconte edhe më shumë pozitat në krye të renditjes për Vllazninë.

Një fitore ndaj bardhebluve do të ishte “një hak i marrë” ndaj kësaj skuadre e cila sidomos në vitet e fundit nuk ka qenë “fair” në ballafaqimet me ta.

Por ka patur edhe momente kur Tirana do të fitonte brenda në “Loro Boriçi” (dhe në fakt rastet nuk kanë qenë të pakta). Megjithatë nuk kanë munguar edhe rastet kur Vllaznia ka treguar supermacinë e saj duke e mundur këtë kundërshtar klasik.

Sot po ju risjellim njërin nga këto raste. I përket datës 28 dhjetor 2007 kur Vllaznia do të fitonte në Shkodër me rezultatin 4-1 falë tre golave të shënuar nga Vioresin Sinani ndërsa goli tjetër do të mbante firmën e Xhevahir Sukajt.

Më poshtë keni mundësinë të shikoni një video të shkurtër të kësaj ndeshje, komentin e të mrekullueshmit Ymer Striniqi dhe emocionet e tij në rastin e golit të parë të shënuar nga Sinani. Ndiqeni më poshtë këtë video: