Paraditen e sotme u raportua se futbollisti i Tiranës, Uinfol Kobina u dënua nga gjykata e Tiranës me 4 muaj burg, të konvertuara në 100 orë punë në komunitet, për shkak të falsifikimit të dokumentave.

Ndërkohë në një reagim për mediat ganeze, me anë të një video, Kobina, i ka cilësuar këto lajme se të rreme. Sipas tij ai është i lirë dhe gjithçka është politike.

Anësori bardheblu u bën thirrje mediave në Ganë që mos postojnë lajme që sipas tij janë të pavërteta.

“Nuk do të bëj asgjë, as burg, as punë. Jam i lirë të bëj çfarë të dua, të dal, të shkoj ku të dua. Nuk ka të bëjë asgjë me mua, nuk ka lidhje me mua. Kjo bëhet pasi kam marrë pasaportën.

E di që duhen pesë vite, por mua ma dhanë për dy se jam futbollist. Kjo situatë është sepse këtu do të ketë zgjedhje. Gjithçka është politike”, thuhet ndër të tjera në videon e publikuar nga mediat ganeze.