Vllaznia e volejbollit te femrave po ben nje paraqitje te mire ne kete kampionat dhe pas fitores javen e kaluar me Partizanin kampion ne fuqi te vendit, neser do te kerkojne te mundin edhe Tiranen nenkampione.

Nëse Vllaznia në volejboll për femra po shkëlqen këtë sezon sportiv, meritë në këtë sukses ka patjetër dhe pasuesja e talentuar, Stela Kiri, e cila krahas skuadrës kuqeblu është titullare edhe në ekipin kombëtar të Shqipërisë.

24 orë përpara sfidës më të rëndësishme të javës së shtatë të Superligës së volejbollit për femra, Vllaznia-Tirana, takim që do të luhet pasditen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke filluar nga ora 16.00, Kiri flet për për emocionet e këtij ballafaqimi, të cilin e quan vendimtar për vendin e dytë në renditje.

Kiri, që luan në rolin e liberos vlerëson fitoren e javës së kaluar me kampionen në fuqi, Partizani, ndërkohë që ballafaqimin me Tiranën e konsideron shumë të fortë, pasi sipas saj, janë dy skuadra me nivel të barabartë.
Pasuesja Kiri nuk harron të evidentojë rolin e madh që po luan presidenti i Shoqatës së Volejbollit Vllaznia për femra, Forian Zekja, i cili sipas saj, ia ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kërkesat financiare skuadrës, dhe tashti është radha e tyre t’ia shpërblejnë me fitore në fushën e lojës./SHKODRA-SPORT.COM/

Prononcimin e plote te Kirit, mund ta ndiqni ne kanalin e “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: