Romelu Lukaku u rikthye te Chelsea për 115 milion euro dhe deri më tani ka shënuar pesë gola në 16 ndeshje në Premier League.

Një dështim deri më tani, ndaj edhe zërat e merkatos kanë nisur. Tammy Abraham dhe Erling Haaland janë dy nga emrat e lakuar.

Gjithsesi nga dita në ditë shtohen zërat se Chelsea do ta gjejë zgjidhjen brenda familjes. Mirror shkruan se Armando Broja shikohet si zëvendësuesi i belgut.

Sulmuesi i Shqipërisë ka shënuar 5 gola, po aq sa Lukaku, dhe në drejtim të tij ka pasur oferta të shumta, mes tyre edhe Southampton që e ka në huazim dhe dëshiron ta blejë.