“Bisha” Florian Marku ka fituar ndeshjen në mënyrë të rrufeshme ndaj Muma Mweemba.

Shqiptari e nisi menjëherë me vrull ndeshjen dhe vuri përpara kundërshtarin e tij me goditje të forta dhe të befasishme.

Marku e hodhi dy herë në tapet, por kundërshtari i tij e vazhdoi dyluftimin.

Shqiptari nuk u ndal dhe e rrëzoi për herë të tretë me një goditje të fortë në fytyrë.

Gjyqtari ndaloi menjëherë ndeshjen, pasi kundërshtari i tij nuk po reagonte. Marku vazhdon rekordin e tij të pathyeshmërisë dhe merr fitoren e 7 në 7 ndeshje të dueluara në ring.