Çelsi pësoi një humbje të rëndë në derbin londinez ndaj Totenhemit, duke u mundur me rezultatin 3-1. Në përfundim të takimit, tekniku Mauricio Sarri ka kritikuar ekipin e tij për mënyrën se si luajtën, duke u shprehur se ishte një ndeshje e keqe në të gjitha drejtimet.

I pyetur nëse ndonjëri ka bërë paraqitje më të mirë dhe i shpëton kritikave të tij, Sarri është shprehur se në këtë ndeshje nuk i ka pëlqyer askush dhe se të gjithë ishin keq.

“Jam i zhgënjyer sepse kemi luajtur shumë keq në të gjitha drejtimet, si fizikisht, ashtu edhe teknikisht e taktikisht. E dija se kishim disa probleme dhe me këtë ndeshje që zhvilluam, u duk qartë për të gjithë se këto probleme duhen zgjidhur.

Në tre ose katër ndeshjet e fundit, nuk kemi pasur një fillim të mirë. Askush nuk i shpëton kritikave të mija, në më pëlqen asnjëri nga futbollistët”, u shpreh Sarri. /VipSport/