Monday, June 1, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFIFA implementon rregullin “anti-Arsenal” në Botërorin 2026

FIFA implementon rregullin “anti-Arsenal” në Botërorin 2026

Goditjet standarde janë një pjesë fondamentale e futbollit dhe ky sezon që sapo u mbyll në Premier League tregon shumë mbi këtë fakt.

FIFA dhe IFAB kanë bërë maksimumin për të implementuar sa më shpejt një rregull të ri, i cili mund të njihet si “anti-Arsenal” apo “anti-bllok”.

Sipas rregullit të ri do të dënohen të gjithë lojtarët, të cilët nuk do të lejojnë kolegët e tyre që të luajnë për topin.

VAR tani do të ketë mundësi që të ndërhyjë kur topi nuk është në lojë, kur një apo disa lojtarë pengojnë një apo disa lojtarë të tjerë.

FIFA dhe IFAB kanë marrë si shembull golin e Ben White, i cili ndëshkoi Uruguajin në miqësoren me Anglinë. Goli i mbrojtësit të Arsenal duhej anulluar pasi si Adam Wharton dhe Harvey Barnes penguan mbrojtësit e Uruguajit gjatë ekzekutimit të goditjes së këndit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments