Pavarësisht dështimit në përpjekjet për t’u shpallur kampion në sezonin që u mbyll mbrëmjen e djeshme, tek Vllaznia kanë vendosur t’i besojnë sërish të njëjtës dyshe drejtuese. Si rrjedhojë pas rinovimit me trajnerin Edi Martini, edhe drejtori sportiv Vioresin Sinani do të jetë pjesë e kuqeblu po ashtu deri në vitin 2028.
Kjo do të thotë se kjo dyshe është vlerësuar me notë pozitive nga presidenti Xhaferi dhe stafi i tij në sezonin që sapo u mbyll dhe prandaj kanë vendosur t’u besojnë çelësat e skuadrës sërish.
Lajmi për rinovimin me drejtorin Sinani është publikuar në faqen zyrtare të klubit shkodran pak minuta më parë dhe në të shkruhet:
“KF Vllaznia bën të ditur gjithashtu se do të vazhdojë bashkëpunimin edhe me drejtorin sportiv Vioresin Sinani. Ai do të jetë pjesë e projektit tonë edhe për dy sezonet e ardhshme”.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


