Friday, July 24, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREIsh- kampioni Altafini, shumë i ashpër ndaj Brazilit: Kombëtare e turpshme, më...

Ish- kampioni Altafini, shumë i ashpër ndaj Brazilit: Kombëtare e turpshme, më e keqja e të gjitha kohërave

Ish-kampioni brazilian kritikoi rëndë kombëtaren e Brazilit, e cila në Botërorin 2026 u eliminua nga Norvegjia e Haaland: “Ancelotti nuk mund të bënte asgjë”.

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, në ditën e 88-vjetorit të lindjes, José Altafini foli pa kursim për krizën e Brazilit: “Një skuadër e turpshme, kombëtarja më e keqe e të gjitha kohërave”.

Megjithatë, ai e mbrojti trajnerin italian: “Ancelotti nuk mund të bënte asgjë. Rivelino ka thënë se Brazili i dikurshëm do të fitonte gjithmonë 1-0… Pse 1-0? Sepse Pelé ka vdekur dhe ne jemi 80 vjeç”.

Ai pranoi se futbolli modern nuk e tërheq më: “Është bërë shumë biznes, e kam jetuar futbollin tim dhe ishte shumë i bukur”. Pesë më të mirët sipas tij janë: Pelé, Messi, Maradona, Ronaldinho dhe Ronaldo Fenomeni./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments