FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREBesëlidhja me mision të qartë: Synojmë Superligën!

Besëlidhja me mision të qartë: Synojmë Superligën!

Tek Besëlidhja e kanë shumë seriozisht me çështjen “Superligë”. Një ditë para startit të kampionatit të kategorisë parë, ekipi ka patur një takim me presidentin Pjerin Fushaj dhe kryebashkiakun Pjerin Ndreu. Kuptohet që futbollistëve dhe stafit teknik u është uruar sukses në ndeshjet e ardhshme porr nga ana tjetër u është bërë e ditur se objektivi është i qartë dhe një i vetëm: Ngjitja në elitën e futbollit shqiptar.

Një gjë e tillë është bërë e ditur edhe përmes një postimi nga kryebashkiaku Ndreu i cili shkruan.

2BESELIDHJA, ME SYNIM SUPERLIGËN!

Projekti “Besëlidhja” ka nisur me një objektiv të madh dhe të qartë, rikthimin në Superligë!

Një objektiv real, por aspak i lehtë. Për ta arritur duhen përgjegjësi, përkushtim, disiplinë, frymë grupi dhe REZULTATE!

Në prag të nisjes së sezonit të ri të Kategorisë së Parë, së bashku me Presidentin Pjerin Fusha, Drejtorin Sportiv Renato Malotaj dhe trajnerin Elvis Plori, takuam ekipin dhe stafin teknik.

Mesazhi është i qartë,

Mbështetje dhe financim maksimal nga ana jonë, punë dhe rezultate të larta nga ekipi!

Besëlidhja ka histori, ka traditë dhe mbi të gjitha ka një qytet e një tifozeri që dëshiron ta shohë sërish aty ku i takon!

Të gjithë bashkë, me besim dhe punë, drejt objektivit!

PËRPARA BESELIDHJA!

DREJT SUPERLIGËS”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments