Ditën e djeshme janë luajtur ndeshjet e Kategorisë së Parë. Vllaznia ka luajtur në transfertën e Korabit, ku ka hasur shumë vështirësi për të marrë pikë. Në letër dukej një ndeshje e lehtë, por që në fakt nuk ndodhi ashtu.

Shkodranët kaluan të parët në avantazh, e më pas nuk arritën të mbanin rezultatin, sepse loja është barazuar nga vendasit.

Në minutën e 89-të ka qenë Gilman Lika ai i cili i ka dhuruar 3 pikëshin skuadrës së drejtuar nga Hasan Lika. 1-2 ka përfunduar gjithçka.

Tekniku në fundin e ndeshjes është shprehur se ishte një fitore që ka ardhur si pasojë e eksperiencës, por ka falenderuar edhe Korabin për lojën e mirë që kanë zhvilluar, e në të ardhmen i uron suksese.