Thursday, May 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE/Mevlan Adili për 'Shkodra Sport': Është koha e Bekim Balajt, do shënojë...

EKSKLUZIVE/Mevlan Adili për ‘Shkodra Sport’: Është koha e Bekim Balajt, do shënojë 3 gola në 2 ndeshje dhe do i japë gjashtë pikë Vllaznisë

Nga Maringlen ZHIVANI

“Është koha e Bekim Balajt”. Kështu shprehet ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili, në një prononcim për “Shkodra Sport”, teksa beson fort tek rikthimi i bomberit shkodran në momentin më vendimtar të sezonit.

Bekim Balaj është në qendër të pritshmërive të tifozëve kuqeblu, ndërsa Adili shfaq optimizëm të plotë për dy sfidat e ardhshme.

“Unë mendoj se tani është koha e Balajt. Për dy ndeshje do bëjë tre gola dhe Vllaznia do marrë gjashtë pikë. Kam edhe një mesazh për tifozërinë kuqeblu, është momenti për ta mbështetur Bekim Balajn”, u shpreh Adili.

Ky i fundit shtoi edhe një mesazh për sulmuesin shkodran.

“Çdo sulmues e kalon një periudhë të tillë. I bëj thirrje Balajt, pasi ai është një lider i vërtetë, mos e mërzit veten dhe qëndro pozitiv, sepse do ta sjellësh trofeun në Shkodër”.

Deklarata e ish-futbollistit kuqeblu vjen në një moment presioni për ekipin shkodran, që po lufton për objektivat sezonalë dhe pret shumë nga eksperienca dhe instinkti i golit të Balajt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments