Shkruar nga Gjergj KOLA
Pas një “pit- stop”-i të vetëm këtë kampionat, atë të javës së kaluar ndaj Skënderbeut, Vllaznia në basketboll për meshkuj është rikthyer sot sërish tek fitorja. Pasditen e sotme ajo ka triumfuar me rezultatin 88-82 ndaj Apolonisë në ndeshjen e luajtur në Fier.
10 minutat e para të ndeshjes kanë qenë më të mira për kuqeblutë të cilët i mbyllën ato me shifrat 24-22, por ndërkohë në të dytat është Apolonia e cila reagoi duke i përmbysur shifrat duke i fituar 21-16 dhe në këtë mënyrë janë fierakët ata që shkuan në pushim me një avantazh prej 3 pikësh.
Megjithatë Vllaznia u duk qartë se kishte shkuar në Fier e vendosur për ta fituar ndeshjen sepse përballej me skuadrën që e ndiqte në vendin e dytë të renditjes. Perioda e tretë u fitua prej saj 19-17, por ishte sërish Apolonia që udhëhiqte me një pikë dhe kjo bëri që shkodranët do ta nisnin me vrull periodën e fundit dhe ia dolën ta kthejnë rezultatin në favorin e saj.
Ajo do të mbyllej 29-22 dhe në këtë mënyrë Vllaznia do të dilte e fituar nga kjo ndeshje ndaj një rivali direkt me rezultatin 88-82. Në këtë mënyrë, me 15 pikë pas 8 javësh kampionat, shkodranët kryesojnë të vetëm renditjen.
Në ndeshjen e sotme ka qenë basketbollisti Mogbo që ka shkëlqyer duke shënuar plot 28 pikë, ndërsa pikët e tjera janë shënuar nga While (18), Hibbit (14), Watkins (8), Shestani (7), Damsey (7) dhe Memçaj (6).
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


