Saturday, August 8, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKF Bashkimi prezanton 'prurjen' më të re, trajnerin Taulant Nikshiqi

KF Bashkimi prezanton ‘prurjen’ më të re, trajnerin Taulant Nikshiqi

Taulant Nikshiqi duket se i ka dhënë fund karrierës si futbollist, për të nisur tashmë një rrugëtim të ri sërish në futboll, por këtë herë si trajner. Ashtu siç kemi bërë të ditur edhe më përpara, ai do të drejtojë ekipin U17 të KF Bashkimi.

Prezantimi i tij para ekipit është bërë ditën e sotme nga drejtuesit e këtij klubi teksa kanë vlerësuar figurën e profesor Nikshiqit dhe kanë shpjeguar njëkohësisht edhe synimet dhe objektivat që kanë për të ardhmen.

“Akademia Futbollit Bashkimi prezantoi sot ish-futbollistin e njohur dhe trajnerin Taulant Nikshiqi. Ai do të jete pjesë e jona dhe do punojë me ekipet e përcaktuara të grupmoshave të Akademisë tonë.


-Një sezon i ri po afrohet dhe padyshim puna në Akademinë tonë do të ndryshojë thellësisht që nga afrimet e reja dhe tek mësimi-edukimi-zhvillimi me lojën më të bukur- Futbollin.

Jemi shumë të priviligjuar për këtë zgjedhje që profesori ka bërë të jetë pjesë e Akademisë tonë dhe i urojmë shumë suksese dhe të gjithëve bashkë na u priftë e mbara”- shkruhet në postimin e KF Bashkimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments