Është vetëm 19 vjeç, por ditën e sotme zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në fushë, duke fituar edhe statusin e Lojtarit të Ndeshjes në fitoren e Vllaznisë përballë Elbasanit. Pas duelit në Shkodër, Obina foli për mediat.
“Pas vendit si titullar, tani lojtari i ndeshjes. Si ndihet Obina? Jam i lumtur, është mundësi mjaft e mirë për mua. Edhe besoj se do t’ia plotësoj edhe pritshmëritë e klubit.
Pritshmëritë? Më kanë sjell të jem balancë e mirë në mesfushë dhe të provoj të sulmoj, të jem pjesë e sulmit. Besoj se jam duke punuar në atë aspekt dhe mund të bëjë më mirë.
Ku i pëlqen më shumë të luaj? Mund të jem më i sigurt tip 10-shi, por edhe si 8-sh sepse më pëlqen të jem afër portës por edhe të kthehem pas në mbrojtje.
Të ndihmon ekipi apo edhe trajneri të shtyn? Ekipi më ka ndihmuar mjaftueshëm. Gjithmonë komunikojnë me mua të jem në pozicionin e duhur.
Vetëm 19 vjeç, ku e sheh veten pas disa vitesh? Në Premier League-n angleze”, tha Obina.


