Pas Sabion Bizit, me Vllazninë firmos edhe një tjetër futbollist 19 vjeçar. Bëhet fjalë për Erigestino Pepnikajn. Mbrojtësi i dalë nga Akademia kuqeblu ka firmosur të parën kontratë profesioniste dhe padyshim që ky është një moment i rëndësishëm për të.
Nga sa mësohet, për momentin Pepnikaj do të jetë pjesë e ekipit Vllaznia B, por në vëmendje edhe të ekipit të parë dhe nuk përjashtohet mundësia që shumë shpejt ta shohim në stërvitje me të.
Ka qenë vetë klubi shkodran që në faqen e tij e prezanton në këtë mënyrë lojtarin në fjalë:
Erigestino Pepnikaj, një tjetër djalë i dalë nga zinxhiri i Akademisë Vllaznia, firmos kontratën e tij me klubin kuqeblu.
Rrugëtimi nga Akademia te ekipi i zemrës vazhdon me punë, përkushtim dhe krenari. Suksese Erigestino!”


