FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Vllaznia prezanton 'Bizin', për Sabionin tash fillon sfida e vërtetë

MERKATO/ Vllaznia prezanton ‘Bizin’, për Sabionin tash fillon sfida e vërtetë

Vllaznia zyrtarizon një tjetër firmë në kontratë, por këtë herë me një futbollist të Akademisë së saj, i cili është i datëlindjes 2007 dhe do t’i shërbejë stafit teknik për rregullin e ri të FSHF-së për aktivizimin e lojtarëve të kësaj ditëlindje.

Futbollisti i rradhës që ka hedhur firmë është Sabion Bizi. Një mbiemër shumë i njohur dhe përçues i një tradite shumë të madhe, të filluar nga gjyshi i tij- i madhi Sabah Bizi dhe e vazhduar nga i ati- Brikenoja.

Sabioni tashmë do të ketë për detyrë të nderojë veten, këtë mbiemër që mbart, por edhe fanellën kuqeblu për të cilën familja e tij ka kontribuar shumë. Ja çfarë shkruhet në postimin e klubit shkodran për këtë firmë të rradhës:

“Sabion Bizi, talenti 19-vjeçar, firmos kontratën e tij të parë profesionale me ekipin e zemrës! Nga ëndrra kuqeblu, te kontrata profesionale. Një tjetër talent i ri që rritet me fanellën e Vllaznisë dhe bëhet pjesë e së ardhmes sonë. Urime Sabion! Tash fillon sfida e vërtetë. Forca Vllaznia!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments