FAQJA E PARE KRYESOREShkodrani Samuel Marku renditet i katërti në 'Steka e Artë 2026'. Konsiderohet...

Shkodrani Samuel Marku renditet i katërti në ‘Steka e Artë 2026’. Konsiderohet një nga talentet e bilardos shqiptare

Bilardisti i Vllaznisë Samuel Marku ka bërë një paraqitje shumë të mirë në “Steka e Artë 2026”, e organizuar ditë e fundit në qytetin e Kavajës. 19 vjeçari shkodran është renditur i katërti, por ka marrë përgëzimet e të gjithëve për nivelin e lartë të treguar në të gjitha ndeshjet e tij.

Një event i tillë ishte organizuar nga Federata Shqiptare e Bilardos dhe Snookerit në bashkëpunim me Bashkinë Kavajë dhe u zhvillua në stadiumin portativ 1000 vendesh, në qendër të qytetit. Turneu i disiplinës 9-gurë mblodhi 64 bilardistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke sjellë për tri ditë radhazi konkurrencë të fortë dhe një atmosferë të veçantë sportive në qytetin e Kavajës.

Në përfundim të eventit, Ermal Dyli u shpall fitues i “Steka e Artë 2026 – Kavajë”, pas një performance të shkëlqyer dhe pa asnjë humbje gjatë gjithë turneut. Dyli mbetet kështu një stekë e vjetër, i cili prej vitesh shënon rezultate të mëdha në bilardon shqiptare. Në vendin e dytë u rendit Julian Xhafa, kampioni i parë i Shqipërisë në bilardo dhe një prej stekave më të mira e më të njohura të qytetit të Fierit. Me eksperiencën dhe nivelin e tij të lartë sportiv, Xhafa zhvilloi një turne të fortë dhe arriti deri në finalen e madhe.

Vendin e tretë e ndanë Llambi Papa dhe Samuel Marku. Papa, bilardist me eksperiencë nga qyteti i Fierit dhe një emër i njohur prej vitesh në bilardon shqiptare, dëshmoi edhe një herë nivelin dhe eksperiencën e tij, duke siguruar një vend në podium.

Veçanërisht spikati edhe Samuel Marku, 19-vjeçari i Vllaznisë, i cili bëri bujë me lojën dhe paraqitjen e tij gjatë turneut. Performanca e tij dhe arritja e vendit të tretë e konfirmojnë atë si një prej talenteve të reja premtuese të bilardos shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments