FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEdi Martini paralajmërohet nga Komisioni i Disiplinës. Shkak mosdhënia e intervistave pas...

Edi Martini paralajmërohet nga Komisioni i Disiplinës. Shkak mosdhënia e intervistave pas ndeshjes

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës mori sot disa vendime. Bie në sy se Rouen Hjumen është pezulluar me dy ndeshje pasi goditi Sherif Kallakun dhe u largua me karton të kuq te Partizani.

Sa i përket trajnerit Edi Martini është vendosur të paralajmërohet. Tekniku i Vllaznisë, njësoj si në fundin e sezonit të kaluar, nuk pranon që të prononcohet pas ndeshjes. Në fakt, ai ka dhënë rregullisht prononcime për mediat e tjera dhe problemi i vetëm i tij është RTSH dhe emisioni që drejtohet nga Hygerta Sako, për shkak të disa sjelljeve jo etike nga kjo e fundit.

Vendimi nr. 2 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 27.08.2026

Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, për mosrespektimin e detyrimit për daljen në intervistën pas ndeshjes, në kundërshtim me nenin 77 të Rregullores së Aktivitetit, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të kësaj shkeljeje ose të çdo shkeljeje tjetër të ngjashme që lidhet me përmbushjen e detyrimeve mediatike, do t’i nënshtrohet masave disiplinore të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

Lojtari i FK Partizani, Human Lancaster Rowan, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë futbollistike.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-18, Rei Zekaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-18, Riseld Hocja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-18, Jon Caushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments