FAQJA E PARE KRYESOREDebutoi në Seria A, Gabriel Kulla: 11 vjeç u largova nga shtëpia,...

Debutoi në Seria A, Gabriel Kulla: 11 vjeç u largova nga shtëpia, kam kaluar momente të vështira, por ia dola

Shkruar nga Gjergj KOLA

Vetëm pak ditë më parë ai debutoi në Seria A me skuadrën e tij- Sassuolo. Ndeshja e parë e kampionatit italian e këtij sezoni, grumbullimi i parë në skuadër dhe menjëherë në fushë, pikërisht ndaj Atalantës. Sulmuesi shkodran Gabriel Kulla po jeton një ëndërr.

Dhe në fakt ka të drejtë sepse shtatë vjet më parë, kur luante me ekipet e moshave të “Djelmnia Shkodrane” me trajner Fatmir Markun, vendos të shkojë në Itali, aty ku e pret një i afërm i tij, menaxheri i njohur Benardin Kulla, i cili bashkë me familjen e tij i ka qëndruar shumë pranë dhe kanë bërë çmos që ai të mbërrijë këtu ku ka mbërritur sot.

Dhe Gabrieli nuk mund t’i harrojë dot momentet e vështira që ka kaluar, por edhe njerëzit që i kanë qëndruar pranë dhe e kanë ndihmuar të realizojë ëndrrën e tij. Prandaj i ka thënë të gjitha çfarë ka patur në zemër përmes një statusi të shpërndarë në rrjetet sociale ku shkruan:

‘E kam ëndërruar këtë ditë që kur isha fëmijë dhe, pas kaq shumë mundimesh, sakrificash dhe sakrificash, e kam arritur. U largova nga shtëpia në moshën 11 vjeç për të arritur këtë qëllim dhe kam kaluar momente që dukeshin të pamundura për të ecur përpara, por ato më kanë ndihmuar të rritem.

Falënderoj familjen time, xhaxhain dhe tezen time, të cilët nuk pushuan kurrë së besuari tek unë. “Ua dedikoj këtë atyre.”- shkruan Gabriel Kulla.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments