FAQJA E PARE KRYESORESabah Kerjota nuk heq dorë nga kombëtarja: Jam stërvitur me lojtarë të...

Sabah Kerjota nuk heq dorë nga kombëtarja: Jam stërvitur me lojtarë të cilët disa muaj më parë i shihja vetëm në TV

Futbollisti shkodran Sabah Kerjota në një rrëfim që ka bërë për faqen e Gianluca Di Marzio, ka folur edhe për kombëtaren shqiptare dhe ëndrrën e tij që një ditë të debutojë me të.

Në fakt, trajneri Maran e ftoi në grumbullimin e parë për Ligën e Kombeve, por e kaloi katër ndeshje në tribunë. Megjithatë, Kerjota është optimist se mund të ketë në të ardhmen një shans tjetër, ndoshta që nga grumbullimi në mars i kuqezinjve.

“Një emocion i papërshkrueshëm, me të vërtetë. Nuk di si ta shpjegoj. Nuk kam debutuar ende, por do të bëj më të mirën për të shfrytëzuar shanset e mia në grumbullimin e radhës. Jam stërvitur me lojtarë të cilët disa muaj më parë i shihja vetëm në televizor”, tha sulmuesi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments