Saturday, June 27, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREPas Çobës, një tjetër shkodran drejt Flamurtarit

Pas Çobës, një tjetër shkodran drejt Flamurtarit

Flamurtari ka nisur punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri ku do të kërkojë menjëherë rikthimin në Superiore dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit janë duke menduar për afrimin e lojtarëve cilësorë.

Gazeta “Shkodra Sport” raportoi pasditen e sotme se drejtuesit vlonjatë janë në negociata me sulmuesin shkodran Mehdi Çoba. Por jo vetëm me atë. Kjo sepse një tjetër shkodran dhe ish- futbollist i Vllaznisë mund të vishet kuqezi në sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për Eslit Salën. Mesfushori që e mbylli te Vllaznia pas tre sezonesh është lojtar i lirë, dhe shikohet si përforcim për ekipin vlonjat. 26-vjeçari do e kishte eksperiencën e dytë në Shqipëri pas asaj me kuqeblutë. Sala do të punonte këtë herë me Oltijon Kërnajën.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments