Saturday, June 27, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMbylli aventurën te Vllaznia, Gjini rikthehet te Ballkani

Mbylli aventurën te Vllaznia, Gjini rikthehet te Ballkani

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Qendërmbrojtësi Elmando Gjini është rikthyer te Ballkani, pas përfundimit të huazimit njëvjeçar te Vllaznia. Mbrojtësi 23-vjeçar i është bashkuar skuadrës suharekase në fazën përgatitore që po zhvillohet në Bansko të Bullgarisë, duke nisur kështu përgatitjet për sezonin e ri.

Gjini ishte pjesë e Vllaznisë gjatë sezonit të kaluar, ku u aktivizua rregullisht në qendër të mbrojtjes dhe dha kontributin e tij në rrugëtimin e kuqebluve. Me përfundimin e marrëveshjes së huazimit, ai rikthehet te Ballkani, klub me të cilin ka kontratë.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse mbrojtësi do të jetë pjesë e planeve të trajnerit për sezonin e ri, apo nëse Ballkani do të vendosë ta huazojë sërish për t’i garantuar më shumë minuta.

Rikthimi i tij i shton alternativat në repartin difensiv të kosovarëve, të cilët synojnë një tjetër sezon të suksesshëm në garat vendase dhe ato europiane.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments