Lajme aspak të mira nga ekipi i Vllaznisë në futboll për femra. Situata kaotike që po e shoqëron atë kohët e fundit, po shoqërohet me largimet e njëpasnjëshme të disa prej lojtareve të huaja që kanë qenë pjesë e saj.
Gazeta “Shkodra Sport” mëson se së fundi nga rradhët e ekipit janë larguar edhe dy futbolliste të tjera. Bëhet fjalë për portieren Samantha Isabel Valadez dhe mesfushoren nga Norvegjia Ine Aas.
Të dyja këto lojtare kanë kërkuar të largohen nga ekipi, kuptohet diktuar edhe nga situata e krijuar dhe si rrjedhojë drejtuesit e kanë pranuar atë dhe si rrjedhojë është rënë dakord për ndërprerjen e bashkëpunimit.
Pak ditë më parë nga Vllaznia u larguan edhe dy lojtaret amerikane Haylee Rae Spraydhe Kendyl Olivia Sarver. Kjo ka bërë që kontigjenti i lojtareve në dispozicion të stafit teknik të reduktohet ndjeshëm dhe ky është një tregues se e ardhmja e këtij ekipi pas dorëheqjes së presidentit Matija duket shumë e pasigurtë.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


