Ka përfunduar sot një tjetër kurs kualifikimi trajnerësh në FSHF, pikërisht ai i trajnerëve të portierëve “UEFA A Goalkeeper”. Pas përfundimit të këtij kursi, janë diplomuar edhe 9 trajnerëve, mes të cilëve ka qenë edhe një shkodran.
Bëhet fjalë për Ideal Lekiqin. Ai ka disa vite eksperiencë në këtë detyrë teksa ka punuar me ekipin e parë të Vllaznisë, ndërsa prej një sezoni është atashuar pranë Akademisë Vllaznia.
Licenca “UEFA A Goalkeeper” është aktualisht më e larta që jepet për trajnerët e portierëve dhe kjo do të thotë se Lekiqi si njëri prej të diplomuarve, i ka hyrë shumë seriozisht trajnimit, por edhe edukimit duke qenë paralelisht i angazhuar me të rejat e kësaj fushe.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”



