FAQJA E PARE KRYESOREKombëtarja e vajzave nuk ia del në Uells, mbyllet 'ëndrra' e Botërorit...

Kombëtarja e vajzave nuk ia del në Uells, mbyllet ‘ëndrra’ e Botërorit me kokën lart nga ekipi i Armir Grimës

Shqipëria e femrave nuk ia doli të marrë rezultat pozitiv në transfertën kundër Uellsit. Në ndeshjen e mbyllur para pak minutash, ekipi ynë, i drejtuar nga Armir Grima, humbi 0–3.

Edhe pse vajzat e Kombëtares tonë u përpoqën të vendosnin në presion vendëset, kjo nuk dha rezultat. Golat e ndeshjes u shënuan nga Davies (34’), Hughes (50’) dhe Cain (62’).

Kësisoj, merr fund “ëndrra” e Shqipërisë në këtë fazë të play-off-it të Kupës së Botës. Ndeshja e para disa ditëve, e zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës, u fitua 0–1 nga Uellsi.

Pavarësisht eliminimit, ekipi i drejtuar nga Armir Grima largohet me kokën lart, pasi arritja në fazën play-off përbën një sukses historik për futbollin e vajzave shqiptare në arenën botërore.

Uells 3 – 0 Shqipëri

(Davies 34′, Hughes 50′, Cain 62′)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments