FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia mposht Elbasanin, vendos goli i Sokol Uldedajt

Vllaznia mposht Elbasanin, vendos goli i Sokol Uldedajt

Vllaznia ka arritur një fitore të rëndësishme në javën e 11-të të “Abissnet Superiore”, 1-0 përballë Elbasanit në ndeshjen e luajtur në “Loro Boriçi”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Një gol i shënuar nga 17-vjeçari Sokol Uldedaj i dha fitoren skuadrës kuqeblu, në një ndeshje që mbeti e hapur deri në sekondën e fundit. Të dyja skuadrat luftuan fort në mesfushë, megjithatë gjatë pjesës së parë shkuan pak drejt portave respektive, për shkak të gabimeve në pasimet e fundit.

Elbasani iu afrua i pari i golit, me një dalje të shpejtë të Nikajt në kundërsulm, në minutn e 30-të, por gjuajtja ishte për t’u harruar. Nikaj del para portierit edhe në minutën e 40-të, por në këtë rast është Jukaj që me shpejtësi i largon topin. Tri minuta më pas, sërish Nikaj që gjuan, këtë herë topi trondit traun.

Tri mundësi të mira, shpërdorimin e të cilave Elbasani i paguan në minutën e 45-të, kur Uldedaj mbyll aksionin nga e majta duke përcjellë topin në rrjetë. Skuadrat shkojnë në pushim me avanrtazhin e Vllaznisë, e cila në pjesën e dytë luan më e mbyllur dhe për një kohë të gjatë ia arrin të mbajë larg Elbasanin.

Kalojnë shumë minuta, deri tek e 71-ta për rastin e parë të kësaj pjese dhe është sërish Nikaj, që gjuan pa gjetur kuadratin. Njëzet minutat e fundit të lojës i përkasin skuadrës mike që sulmon fort dhe në të 80-tën ka një tjetër rast të mirë, por Mazari e shpërdoron në mënyrë të pabesueshme duke gjuajtur mbi tra brenda zonës së vogël.

Mazari shënon pas dy minutash, por aksioni ka nisur në pozicion jashtë loje dhe goli nuk vlen. Në minutën e 85-të, nga një metr Larg Lulaj e çon topin mbi tra. Tri minuta më pas, edhe një herë Nikaj, i ndalur nga Jukaj.

Pas shpërdorimit të shumë rasteve, Elbasani detyrohet të pranojë humbjen, e para nën drejtimin e trajnerit Glen Daja, ndërsa Vllaznia merr frymë lirisht, duke kapërcyer disa skuadra në renditje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments