Saturday, April 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVora dhe Vllaznia 'kënaqen' me 1 pikë, mbyllet në barazim sfida në...

Vora dhe Vllaznia ‘kënaqen’ me 1 pikë, mbyllet në barazim sfida në Vorë

Vora dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në javën 32 të Abissnet Superiore. Pati gola të shënuar, por asnjë të akorduar për shkak se u anuluan që në fushë.

Pjesa e parë foli më tepër për Vorën. Topi shkoi në rrjetë nga Luis Felipe, që rezultoi në pozicion jashtë loje.

Vllaznia u shfaq më kërkuese në fraksionin e dytë. Çelikoviçit iu anulua një gol për prekje me dorë, ndërsa në një rast tjetër u ndal nga traversa.

Skuadrat u dukën të kënaqura me rezultatin, pasi nuk dolën në aventurë për të kërkuar më tepër në minutat e fundit. Vllaznia e ka të sigurt vendin e parë edhe për të paktën këtë javë, teksa Vora del jashtë zonës së ftohtë dhe pret rezultatet e rivalëve.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

VORA 0-0 VLLAZNIA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments