Saturday, April 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'E kishim shumë të vështirë për të fituar luftën ajrore', Arjan Bellai...

‘E kishim shumë të vështirë për të fituar luftën ajrore’, Arjan Bellai optimist: S’e ulim kokën poshtë

Pas barazimit 0 – 0 të Vorës kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të në Superiore, ka folur për mediat trajneri Arjan Bellai:

“Besojë se bëmë mirë në të gjitha fazat. Edhe Felipe bëri mirë, ka ardhur drejt rritjes. Përgëzojë djemtë për sakrificën e trguar. Edhe një pikë është shumë mirë për vazhdimësinë. Kemi punuar edhe më para.

Zgjodhëm Kasharin dhe Dalipin që të kishim të mbyllur mesfushorët e Vllaznisë. Bëmë shumë mirë në pjesën e parë. Pjesën e parë mendojë se ishim më mirë.

Në fraksionin e dytë nuk shkoi ashtu siç e parashikuam. Kashari ishte perfekt sot. Ai luajti me personalitet edhe në qarkullimin e topit.

Mund të bënim më mirë në fazën ofensive. Karrica bëri shumë mirë, madje goditi edhe portën. Janë minutat e para për të, pas një kohë të gjatë jashtë fushave. I duhet kohë.

Nuk ishim të qetë në pasime, në mbyshjen e zonës në fazën ofensive. Kishim mundësi të mira nga goditjet standarde, por nuk ia dolëm, nuk i shfrytëzuam. Gjithsesi do vazhdojmë, nuk e ulim kokën poshtë.

Do përgatitemi për Egnatian, të gjitha duelet janë të vështira tani. Nuk kemi besim të për të shënuar gol, ky është problemi ynë.

E dinim që Vllaznia luan në një mbrotje me 5-të dhe e kishim shumë të vështirë për të fituar luftën ajrore. Duhet të punojmë me goditjet standarde apo në mbushjen e zonës. Na munguan edhe goditjet nga larg”.   

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments