Edi Martini ka bojkotuar “RTSH”-në, pas ndeshjes Vora-Vllaznia(0-0). Siç kishte paralajmëruar, trajneri i kuqebluve nuk tha fjalën e tij duke qenëp Hygerta Sako si drejtuese emisioni.
Si rrjedhoję tekniku kuqeblu i mbështetur në këtë vendim edhe nga drejtuesit e klubit, nuk është prononcuar për RTSH sapo është mësuar se drejtuese e emisionit ishte pikërisht ajo.
Por nga ana tjetër Martini është prononcuar si zakonisht për mediat e tjera të pranishme në stadiumin e Vorës duke konfirmuar edhe njëherë tjetër se është shumë korrekt me to, pavarësisht problemit qę mund të ketë me një ekran të vetëm ose më mirë të themi me një prezantuese të vetme.


