Friday, May 15, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPërballjet me Dinamon, 'Air Albania' me fat për Vllazninë

Përballjet me Dinamon, ‘Air Albania’ me fat për Vllazninë

Shkruar nga Endri ÇINARI

Vllaznia do të përballet sërish me Dinamon në “Air Albania” këtë të shtunë, në kuadër të fazës “final 4”. Historiku i tre vizitave të fundit të kuqebluve në këtë stadium tregon rezultate të favorshme për shkodranët. Në këto ndeshje, Vllaznia ka regjistruar dy fitore dhe një barazim, duke krijuar një traditë pozitive ndaj Dinamos jashtë Shkodrës.

Në sezonin 2024-25, Vllaznia arriti të triumfonte 2-1 ndaj Dinamos në ndeshjen e fazës “final 4”, duke eliminuar rivalin dhe duke siguruar vendin në finale. Ky rezultat ishte i vetmi mes dy ekipeve në atë sezon në këtë stadium.

Në sezonin aktual 2025-26, kuqeblutë regjistruan një fitore 0-2 në kampionat në fazën e tretë të sezonit dhe një barazim 1-1 në gjysmëfinalen e parë të Kupës. Këto rezultate konfirmojnë vazhdimësinë e performancës pozitive të Vllaznisë në përballjet direkte jashtë fushe.

Nga ana tjetër, Dinamo nuk ka fituar asnjë nga tre përballjet e fundit në këtë stadium, duke treguar vështirësitë në përballjen me Vllazninë në “Air Albania”. Statistikat tregojnë se shënuar nga Vllaznia në këto ndeshje janë 5 gola, ndërsa Dinamo vetëm 2, duke dhënë një mesatare më të lartë për shkodranët.

Këtë të shtunë, Vllaznia do të shkojë sërish si vizitore në “Air Albania”, ku statistikat dhe rezultatet e mëparshme japin një ogur pozitiv. Për kuqeblutë, fitorja dhe vazhdimi i serisë pozitive në këtë fushë duket reale, duke e bërë vizitën të shtunën një mundësi të favorshme për të marrë avantazhin në ndeshjen e parë të “final 4”.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments