Saturday, June 13, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBallkani mbyll zyrtarisht bashkëpunimin me ish-mbrojtësin e Vllaznisë

Ballkani mbyll zyrtarisht bashkëpunimin me ish-mbrojtësin e Vllaznisë

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Klubi i Ballkanit ka konfirmuar zyrtarisht largimin e mbrojtësit shkodran Geralb Smajli, duke i dhënë fund bashkëpunimit mes palëve. Përmes një njoftimi zyrtar, nën/kampionët e Kosovës bënë të ditur se rrugët e klubit janë ndarë me Smajlin, si dhe me dy futbollistët e tjerë Bruno Oliveira dhe Stanislav Petkov.

Në njoftimin zyrtar, Ballkani i falënderoi tre lojtarët për kontributin e dhënë gjatë periudhës së tyre me fanellën portokalli dhe u uroi suksese në vazhdim të karrierës.

Smajli, produkt i akademisë së Vllaznisë, u transferua te Ballkani në verën e vitit 2024 pas disa sezoneve me ekipin shkodran, ku regjistroi mbi 50 paraqitje me skuadrën kosovare.

Mbrojtësi i djathtë ishte pjesë e ekipit kosovar në kampionat dhe garat europiane gjatë dy sezoneve të fundit. Tashmë 24-vjeçari është i lirë të shqyrtojë ofertat e radhës për të vijuar karrierën e tij, ku me shumë mundësi destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Egnatia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments