Saturday, June 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia zyrtarizon miqësoren e parë

Vllaznia zyrtarizon miqësoren e parë

Vllaznia që prej fillimit të kësaj jave ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Kupave të Europës. Skuadra në fakt nuk ka qenë e plotë, megjithatë stafi teknik e ka plotësuar atë me futbollistë të Akademisë dhe të ekipit “B”, ndërkohë që prej të hënës mendohet plotësimi i saj me lojtarët e tjerë.

Por nga ana tjetër, trajneri Martini ka kërkuar edhe ndeshje miqësore dhe drejtuesit e klubit ia kanë siguruar menjëherë të parën. Kështu, bëhet e ditur se të mërkurën e ardhshme kuqeblutë do të luajnë në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj ekipit Deçiq të Tuzit.

Klubi ka bërë të ditur gjithashtu se ndeshja miqësore në mes këtyre dy ekipeve do të startojë në orën 18:00 dhe do t’u shërbejë të dy skuadrave për të parë gjendjen e lojtarëve të tyre.

Vllaznia përpos miqësore me Deçiq ka planifikuar edhe 3-4 miqësore të tjera të cilat do t’i zhvillojë gjatë fazës përgatitore në Slloveni që do të shërbejnë për kolaudimin e plotë të ekipit para sfidave europiane.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments