Tashmë është zyrtare, Emiliano Martinez transferohet te Çelsi.
Portieri 33-vjeçar, fitues i Kupës së Botës në vitin 2022, ka firmosur një kontratë trevjeçare me blutë e Londrës, duke i dhënë fund kështu aventurës me Aston Vilën.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam pjesë e këtij klubi. Të vija te Çelsi, për mua dhe familjen time, ishte një vendim i lehtë dhe jam në qiellin e shtatë.
Mezi pres të nis. Dua të kem sukses këtu.
Jam një person që dëshiron të fitojë në gjithçka që bën dhe dua ta sjell këtë mentalitet në këtë skuadër, sepse është një ekip që fiton trofe, ndaj mendoj se është një kombinim i shkëlqyer”, deklaroi Martinez.


