Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Kanë nisur punimet për përmirësimin e infrastrukturës në stadiumin “Besëlidhja” në Lezhë, ku po realizohet vendosja e një tapeti të ri me bar natyral, si dhe rikonstruksioni i bazamentit të fushës sipas standardeve bashkëkohore.
Stadiumi “Besëlidhja”, i cili është edhe impianti kryesor sportiv i qytetit të Lezhës, ka patur nevojë për ndërhyrje prej kohësh.
Sipas klubit drejtuesve të klubit, ky investim synon t’i ofrojë ekipit kushte më moderne dhe optimale për stërvitje e ndeshje, ndërsa pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e fushës dhe të afrojë tifozët.
Projekti po realizohet në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës sportive në qytetin e Lezhës, duke krijuar kushte më të mira për futbollin dhe aktivitetet sportive në të ardhmen.


