FAQJA E PARE KRYESOREMario Mitaj 50 minuta në fushë për Genoa-n në fitoren ndaj Juventusit

Mario Mitaj 50 minuta në fushë për Genoa-n në fitoren ndaj Juventusit

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mario Mitaj ka bërë një prezantim të mirë dhe si rrjedhojë ka dhënë kontributin e tij në fitoren 2-0 të Genoa-s ndaj Juventusit. Një fitore shumë e rëndësishme për skuadrën e futbollistit shkodran.

Në fakt, Mitaj ka hyrë në lojë në minutën e 41-të duke zëvendësuar Elertson dhe ka qëndruar deri në fundin e ndeshjes në fushë dhe kjo tregon që tashmë ai po fiton gjithnjë e më shumë besim tek stafi teknik i Genoa-s.

Skuadra e tij tashmë me fitoren e sotme është ngjitur në kuotën e 10 pikëve dhe ndodhet në vendin e 13-të të renditje. Aktivizimi i Mario Mitajt në dy ndeshjet e fundit i ka dhënë fat Genoa-s plot 6 pikë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments