FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Kombëtarja U15 fiton ndeshjen miqësore ndaj Hungarisë, vendos goli i sulmuesit...

VIDEO/ Kombëtarja U15 fiton ndeshjen miqësore ndaj Hungarisë, vendos goli i sulmuesit shkodran Rouen Dani

Shqipëria U15 ka fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Hungarisë U15, në ndeshjen miqësore të luajtur në “Shtëpinë e Futbollit”. Skuadra kuqezi ishte dominuese në pjesën më të madhe të lojës, ndërsa golin e vetëm të takimit e shënoi Rouen Dani në pjesën e parë.

Trajneri Bledar Borova e nisi sfidën me këtë formacion: Genis Mlloja, Gabriel Haka, Ergi Syziu, Uvejs Kadriu, Sergen Jakupi, Rogers Mecja, Damian Qatipi, Ersan Senko, Patrik Shurdhaqi, Savio Disha dhe Rouen Dani.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 20-të. Ka qenë sulmuesi shkodran Rouen Dani përfitoi nga një top i kthyer gabimisht nga mbrojtja kundërshtare dhe, i vetëm përballë portierit hungarez, e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Shqipërisë.

Një paraqitje të mirë zhvilloi edhe portieri Genis Mlloja, i cili ishte protagonist me disa pritje të rëndësishme, duke ndihmuar skuadrën të ruante avantazhin.

Në pjesën e dytë, Shqipëria pati mundësi për të shënuar sërish, por mungesa e saktësisë në finalizim dhe pritjet e portierit kundërshtar bënë që rezultati të mbetej i pandryshuar deri në përfundim të takimit.

Kjo miqësore i dha mundësinë trajnerit Bledar Borova të vlerësonte nga afër formën e lojtarëve të grumbulluar, teksa aktivizoi edhe futbollistët që nisën ndeshjen nga stoli. Një test i vlefshëm për kuqezinjtë, që vijojnë punën për të konsoliduar grupin dhe për të përmirësuar më tej lojën e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments