FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Vllaznia prezanton përforcimin më të ri të saj

LAJMI I FUNDIT/ Vllaznia prezanton përforcimin më të ri të saj

Prej së hënës është në stëvitje, por vetëm sot është prezantuar. E kemi fjalën për përforcimin më të ri të Vllaznisë, mbrojtësin Andi Hadroj. Duket se drejtuesit e klubit shkodran kanë pritur ardhjen e të gjithë dokumentacionit të tij, për të bërë realitet firmën në kontratë dhe prezantimin.

“Andi Hadroj është kuqeblu!

KF Vllaznia mirëpret Andi Hadrojn, i cili bashkohet me skuadrën për të na ndihmuar në sfidat që kemi përpara.

Mirë se erdhe, Andi!

Suksese me fanellën e Vllaznisë!”- shkruhet në postimin e klubit shkodran.

Hadroj do të jetë një përforcim i rëndësishëm për kuqeblutë duke ditur vlerat e tij, e kjo u shpreh edhe nga vetë trajneri Laszlo, megjithatë ndoshta duhet pritur edhe pak kohë për ta parë lojtarin në atë nivel që pritet ngaqë ka disa kohë pa luajtur, ndonëse është stërvitur rregullisht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments