FAQJA E PARE KRYESOREMbrojtësi shkodran Emanuel Lacinej vazhdon të shkëlqejë në Itali. Zgjidhet sërish në...

Mbrojtësi shkodran Emanuel Lacinej vazhdon të shkëlqejë në Itali. Zgjidhet sërish në formacionin më të mirë të javës

Shkruar nga Gjergj KOLA

Mbrojtësi shkodran Emanuel Lacinej vazhdon të shkëlqejë në Itali me ekipin e tij Montemurlo. 15 vjeçari shtatëlartë është përzgjedhur sërish në formacionin më të mirë të javës të kampionatit rajonal U16, falë paraqitjes shumë të mirë që po bën.

I gjatë 1.90 metra, ai me cilësitë e tij është një element shumë i rëndësishëm jo vetëm në lojën mbrojtëse, por shpeshherë shfaqet edhe si golashënues duke e ndihmuar jo pak skuadrën e tij në arritjen e reezultateve pozitive.

Lacinej vlerësoheet shumë edhe nga ana e stafit teknik të ekipit të Montemurlos, i cili shpreson shumë që ai të vazhdojë të jetë sërish pjesë e tyre dhe të mos largohet sepse në adresë të tij ka patur jo pak oferta gjatë kohëve të fundit.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments