Monday, July 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKallaku pas largimit nga Vllaznia: Çdo futbollist ka nevojë për kushte dinjitoze

Kallaku pas largimit nga Vllaznia: Çdo futbollist ka nevojë për kushte dinjitoze

Sherif Kallaku ka reaguar me deklaratë tronditëse pas largimit nga Vllaznia te Teuta.

“Të ndash rrugët me një klub si Vllaznia nuk është kurrë e lehtë, veçanërisht kur aty kam kaluar një nga vitet më të bukura të karrierës sime.

I jam mirënjohës të gjithë çunave të ekipit për vitin që kaluam me shumë sakrifica, si brenda fushës, po ashtu dhe jashtë saj. Por në veçanti i jam mirënjohës çdo tifozi që na qëndroi pranë, si në fitore dhe në humbje, në veçanti tifozëve Vllaznit.

Ndonjëherë, përtej pasionit të pastër, çdo futbollist ka nevojë për qetësi dhe kushte dinjitoze për të dhënë maksimumin në fushë. Kur këto elemente mungojnë, detyrohesh të marrësh vendime që ndoshta thellë-thellë nuk do t’i kishe bërë në rrethana të tjera. Ju uroj vetëm suksese”, shkruan Kallaku.

Screenshot 2026-07-13 120045

PANORAMASPORT.AL

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments