Monday, May 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREE konfirmuar, Ernest Gjoka e mbyll me Skënderbeun. Nuk do ta drejtojë...

E konfirmuar, Ernest Gjoka e mbyll me Skënderbeun. Nuk do ta drejtojë në Superiore

Ndeshja e sotme mes Skënderbeut dhe Laçit në Korçë ka qenë e fundit për Ernest Gjokën si trajneri i skuadrës korçare. Një eksperiencë që mund të mbyllej me një trofe, por ka përfunduar në mënyrë dramatike me një humbje që zbriti Skënderbeun në vendin e dytë në klasifikim.

Gjoka, i cili iu bashkua Skënderbeut në edicionin e kaluar, kishte kontratë deri në mbylljen e këtij sezoni me korçarët dhe pas ndeshjes së sotme, palët presin vetëm fundin e saj për të ndarë rrugët.

Sipas “Panorama Sport” mësohet se aktualisht nuk ekziston dëshira për vazhdimin e këtij bashkëpunimi, që do të thotë se Skënderbeu ka nisur kërkimin për një trajner të ri, ashtu si edhe Gjoka për një tjetër destinacion në karrierën e tij.

Korçarët pritet të nisin bisedat me kandidatë për pankinën që në javët e ardhshme, pasi duan të kenë idenë e qartë se si do të ndërtohet skuadra për sezonin e ri në elitë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments