FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTELAJMI I FUNDIT/ KF Shiroka gjen trajnerin e ri, rikthen një emër...

LAJMI I FUNDIT/ KF Shiroka gjen trajnerin e ri, rikthen një emër të njohur të saj

Pankina e KF Shiroka nuk ka mbetur shumë kohë bosh pas largimit të Pablo Rios Freire dhe stafit të tij. Gazeta “Shkodra Sport” mëson se presidenti Axhani ka zgjedhur të emërojë në këtë post një emër të njohur për këtë skuadër, pikërisht italo- argjentinasin Matias Tatangelo.

Ky i fundit e ka drejtuar edhe më përpara këtë skuadër dhe më pas është rikthyer si drejtor sportiv. Përveçse me Shirokën, ai ka drejtuar edhe ekipet e Apolonisë dhe Ilirisë.

Trajneri italo-argjentinas e njeh mirë futbollin shqiptar, pasi ka drejtuar më parë Shirokën, Apoloninë dhe Ilirinë. Tashmë, 41-vjeçari rikthehet te Shiroka me synimin për të sjellë rezultate pozitive.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments